Wednesday 1 January 2014

Zeqë Vërbani dhe Koha e Tij (1997)


Muje S.Berisha: "Zeqe Verbani dhe koha e tij", 1997

Mujë S. Berisha

ZEQË VËRBANI
DHE KOHA E TIJ

(Monografi)

PRISHTINË, 1997

Botues:
FJALA JONË

Redaktor:
Mehmet Gjevori

Recensentë:
Dr. Mehmet Halimi
Dr. Daut Bislimi

Lektor:
Dr.Mehmet Halimi

Rradhitja kompjuterike:
Zenun Rexhepi

Realizimi kompjuterik:
Asdren A. Kelmendi

Botimin e ndihmuan:
Xhavit Z. Berisha me djemtë Suatin e Sedatin

Tirazhi
500 copë



Zeqë Vërbani
(1886 - 1943)


KËNGË PËR ZEQË VËRBANIN

Demir Krasniqi:
"N'dorë e mora çiftelinë,
Ta shpaloj pak historinë.
Ta këndoj nji trim shqiptar -
Zeqë Vërbanin, atdhetar!..."

* * *

Hashim Shala:
"Gëzim i madh sod në Vërban
Pesdhet vjet shkolla po i ban.
Jetish Vishi pika e djalit,
Zeqë Vërbani, sokol malit!..."



PËRMBAJTJA: Fq.
NË VEND TË PARATHËNIES 7
I. HYRJE
- Kush  ishte Zeqë Vërbani? 16
II. GJENEZA FAMILJARE DHE VENDLINDJA 19
- Vërbani 22
III. FËMIJËRIA DHE DJALËRIA 27
IV. NË FLAKËN E LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE NË KAZANË E GJILANIT (1908 - 1912) 31
V. ZËNKA ME KOMITIN GJAKPIRËS
- Stojan Domorocin - Sellkiqin dhe pasojat e saj 39
- Vitet e mërgimit - vite të ndarjes së dhembshme 42
- Kthimi në vendlindje 45
- At e bir në përqafim të përmallshëm 47
VI. AKTIVITETI POLITIK I ZEQË VËRBANIT 50
- Zeqa kryetar komune në Sllatinën e Epërme 52
- Kundër kolonizimit të tokave shqiptare 57
VII. ARSIMDASHËS I FLAKTË 69
- Hapja e shkollës së parë shqipe në Vërban 80
VIII. VITET E ZHGËNJIMIT 88
IX. BULLGARI I DYTË, SIKUR I PARI, ZULLUMÇAR I PASKRUPULL 93
- Përsëri në mërgim 100
- Zullumi bullgar s'ka të ndalur 103
- Takimi me djemtë e nipat pas një vit emigrimi 112
X. KORRIGJIMI I KUFIRIT ITALO-BULLGAR 115
XI. KAPITULLIMI I ITALISË FASHISTE DHE VRASJA E ZEQË VËRBANIT 117
XII. DISA ANEKDOTA TË ZEQË VËRBANIT DHE PËR ZEQËN 123
XIII. BASHKËKOHANIKË DHE BASHKËPUNËTORË TË ZEQË VËRBANIT 137
- Idriz Seferi - Kreshniku i Karadakut, Kurtesh Kurteshi, Islam Pira, Ramadan Abdyl Pozherani, Shabi Kaja (Kajolli), Mustafë Kabashi dhe Adem Kabashi, Fetah Sodovina - Bajraktar Fetahu, Zejnë Lubishta, Halim Adem Çeli - Begunca, Ivë Llatini - Marku, Mikel Tarabullusi, Fetah Agë Goshica, Beqir Abdyli - Sodovina, Feriz Çaushi, Shaban Haliti, Hamdi Kurteshi, Mulla Shaip Rexhepi, Ramiz Cernica, Jakup Karaçeva, Mulla Nuredin Xhemaili - Hoxhë Maxhera, Musli Selimi - Tomaku, Sejd Budrika, Misin Xheladini - Alidema, Nuhi Rexhepi - Smira, Ahmet Shtimja, Mulla Agush Topalli, Ismail Agë Goga, Bajram Demë Asmani - Meha. (me biografi individuale)
XIV. GJENEALOGJIA E FAMILJES SË ZEQË VËRBANIT 170
PËRFUNDIMI 179
SUMMARY 183
FJALA E RECENSUESVE 185
BURIMET DHE LITERATURA 190
SHËNIME PËR AUTORIN 196


"... Autori, Mujë Berisha, në monografinë e vet, personalitetin e Zeqë Vërbanit, si figurë qendrore, u përpoq ta paraqes ashtu siç ishte, as më të madh, as më të vogël, as të idealizuar, as të minimizuar, por me tiparet e virtytet e tija të natyrshme si burrë i urtë e pleqnar i matur, si luftëtar vullnetar, si kundërshtar të rreptë e të vendosur të pushteteve okupatore turke, bullgare, serbe e italiane, si kryetar komune e deputet, mbrojtës i të drejtave të vegjëlisë, të të varfërve të popullit të vet, dashamirë të flaktë të arsimit, njeri të shoqëruar e komunikativ, hokatar e gojëtar, virtyte këto që e stolisnin karakterin e tij dhe që e përcollën gjatë tërë jetës... "
Dr. Mehmet Halimi
* * *
"... I gjithë angazhimi i Zeqë Vërbanit tregon se Vërbani, katundet përreth dhe Anamorava, kanë pasur kurdoherë, në çdo kohë e në çdo rrethanë një bashkë vendës të sinqertë, një mbrojtës të vendosur të interesave të tyre, një luftëtar të paepur kundër padrejtësisë e pabarazisë, kundër dhunës e përbuzjes nacionale... "
Dr. Daut Bislimi
* * *
"...Më kujtohet si sot, unë atëherë fëmijë dhjetëvjeçar, kur Zeqë Vërbani vinte në odën e dajës tim - Ilaz Drugzanit, në Sllatinë të Epërme dhe kërkonte prej meje ta recitoja vjershën "Jemi nipa të Skenderbeut". Unë e recitoja e ai kënaqej duke më dëgjuar, pastaj më përqafonte e ledhatonte, më jepte lekë, ndërsa unë gëzohesha tepër nga ky privilegj që gëzoja në krahasim me fëmijët e tjerë. Edhe njëherë, kur kishte ardhur në odën e axhës tim - Ramiz Cernicës (tribun dhe patriot i dalluar - M.B.), përsëri më kishte kërkuar që t'ia recitoja atë vjershën për Skënderbeun. Sot, pas gjysmë shekulli, kur e kujtoj atë burrë të pashëm e madhështor, patriot e dashamirë i arsimit, përnjëherë bindem se ai ishte një arsimdashës i flaktë, dëshirë e të cilit ishte shkollimi dhe emancipimi i gjeneratave të reja"... (fq.86)
Ramadan Hoxha

No comments: