Showing posts with label Veprat. Show all posts
Showing posts with label Veprat. Show all posts

Monday, 31 December 2018

Tahir Z. Berisha - Një Jetë Në Mision Të Dijes Dhe Të Idealeve Kombëtare (2018)


Tahir Z. Berisha - Monografi

Hamza Halabaku
 Mujë S. Berisha

TAHIR Z. BERISHA
Një jetë në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare

 (MONOGRAFI)

“Ishe një mbret i llojit të vet
Kolos i pamposhtur
në tallaze jete,
N’ecejaket e Tua,
n’furtuna të kohës
Qëndrove, s’u sprapse,
ideal brezash mbete.”

*
Pishtarëve të arsimit shqip
– mendjendriturve, të të gjithë brezave, që me shkronjat arbdhetare hapën horizonte diturie. Paçin dritë!


Shtëpia botuese
FAIK KONICA
PRISHTINË, 2018

Redaktor
Mehmet Halimi, akademik
 
Recensues
Prof. dr. Fatmir Terziu
Zenun Rexhepi, prof.

Redaktor gjuhësor
Sulejman Dërmaku

Realizimi kompjuterik
Gazmend T. Berisha
Sulejman Dërmaku

Fotografitë i përzgjodhi
Gazmend T. Berisha

Korrektor
Gazmend T. Berisha

Kopertina
Faton Bajgora

U shtyp në shtypshkronjën:
DritaPress, Prishtinë
Tetor 2018

Tirazhi
500 copë

ISBN 978-9951-06-712-2


PËRMBAJTJA:Fq.
FJALA E REDAKTORIT 7
Në vend të parathënies 13
PROLOG 21
PJESA 1 23
KREU I - VËRBANI – VENDLINDJA E TAHIR Z. BERISHËS 25
KREU II - GJENEALOGJIA FAMILJARE E TAHIR Z. BERISHËS 33
KREU III - NJË FËMIJËRI E LUMTUR DHE ME PËRKËDHELI 39
PJESA 2 53
KREU IV - LAMTUMIRË, FËMIJËRI E LUMTUR 55
PJESA 3 61
KREU V - RRUGËTIMI NË PËRGATITJEN PËR MISIONIN E SHENJTË 63
KREU VI - MËSUESI I POPULLIT 67
KREU VII - TRANSFERIMI NË PRISHTINË 81
KREU VIII - KTHIMI NË VENDLINDJE DHE MPOSHTJA E SËMUNDJES 85
PJESA 4 97
KREU IX - KALIMI ME PUNË NË GJILAN – SUKSESET DHE PERIPECITË E NJË MËSIMDHËNËSI TË RI E PERSPEKTIV 99
KREU X - RIKTHIMI NË PUNË ARSIMORE 119
PJESA 5 133
KREU XI - PËRSËRI NË PRISHTINË NË DETYRA ADMINISTRATIVE DHE ARSIMORE 135
KREU XII - INSPEKTOR DHE KRYEINSPEKTOR I INSPEKTORATIT KRAHINOR TË ARSIMIT – NJË KTHIM I SËRISHËM, I MERITUAR, NË RRJEDHAT ARSIMORE TË KOSOVËS 139
KREU XIII - TAKIMET E VETERANËVE TË ARSIMIT TË KOSOVËS –INICIATIVË E ÇMUAR PËR RUAJTJEN E AUTORITETIT TË PISHTARËVE TË DRITËS DHE KULTIVIMIN E TRADITAVE POZITIVE TË SHKOLLËS 165
PJESA 6 183
KREU XIV - BALLAFAQIMET DHE MOSPAJTIMET E TAHIR Z. BERISHËS ME POLITIKAT HEGJEMONISTE SHTETËRORE JUGOSLLAVE - SERBE NDAJ SHQIPTARËVE DHE TË DREJTAVE TË TYRE KOMBËTARE 185
KREU XV - PËR ASNJË ÇAST JO SPRAPSJE NGA PËRCAKTIMET PËR T’U VËNË NË ANËN E SË DREJTËS, PËR BARAZI KOMBËTARE DHE MËVEHTËSI SHOQËRORE-POLITIKE TË KSA TË KOSOVËS 207
PJESA 7 213
KREU XVI - NË VORBULLAT E KOHËVE TË TRAZUARA 215
KREU XVII - KALIMI TEJ KUFIRIT TË KOSOVËS (NË MAQEDONI E TURQI) - NDJENJË PËRJETIMI TRISHTUES PREJ REFUGJATI 221
KREU XVIII - REFUGJAT NË ANGLI – ME MENDJE E ZEMËR NË KOSOVË 229
KREU XIX - SHKRIME DHE HULUMTIME; KONTAKTE DHE INTERVISTA ME PERSONALITETE TË SHQUARA 255
KREU XX - MËRGATA SHQIPTARE NË ANGLI 261
KREU XXI - SHKRIME PUBLICISTIKE NGA ANGLIA 269
KREU XXII - NJË VEND NDERI NË LIBRIN “100 SHQIPTARËT E BRITANISË” PËR ANGAZHIMET NË AFIRMIMIN E VLERAVE KOMBËTARE DHE TË ÇËSHTJES SHQIPTARE NË PËRGJITHËSI 293
PJESA 8 295
KREU XXIII - PËRPJEKJET LETRARE 297
KREU XXIV - VEPRIMTARIA NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS DHE TË GAZETARISË 311
KREU XXV - PËRURIMI I VEPRAVE PUBLICISTIKE – SHPALOSJE NË NJË KRONOLOGJI 351
KREU XXVI - VIZITAT NË SHQIPËRI 375
PJESA 9 385
KREU XXVII - INTERVISTAT (TË DHËNA DHE TË MARRA) 387
KREU XXVIII - KORRESPODENCË E GJERË DHE E PASUR 393
PJESA 10 405
KREU XXIX - PJESËMARRJA DHE ANGAZHIMI I TAHIR Z. BERISHËS NË AKTIVITETET ARSIMORE - KULTURORE DHE SHOQËRORE - POLITIKE 407
KREU XXX - PASIONET E TAHIR Z BERISHËS 417
KREU XXXI - ANEKDOTAT DHE RRËFENJAT (GAZMORE) TË TAHIR Z. BERISHËS DHE LIDHUR ME TË 429
PJESA 11 449
KREU XXXII - E BUKUR ËSHTË JETA ME TË MIRAT DHE PROBLEMET QË SJELL, POR VDEKJA E PASHMANGSHME 451
KREU XXXIII - VDEKJA DHE PËRCJELLJA E FUNDIT 455
KREU XXXIV - SHKRIME PËRKUJTIMI DHE NGUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË TAHIR Z. BERISHËS DHE TË TJERA (POST MORTEM) NGA MIQ, KOLEGË, NXËNËS 461
PJESA 12 499
KREU XXXV - TAHIR Z. BERISHA NË KUJTIMET E MIQVE, TË KOLEGËVE BASHKËPUNËTORË, TË ISH-NXËNËSVE 501
PJESA 13 559
KREU XXXVI - OPINIONE PËR VEPRAT LETRARE DHE PUBLICISTIKE TË TAHIR Z. BERISHËS  561
PJESA 14 637
KREU XXXVII - RECENSIONE 639
KREU XXXVIII - PËRMBYLLJE (SUMMARY) 645
PJESA 15 655
SHTOJCA I - PASQYRË KRONOLOGJIKE NGA BIOGRAFIA E TAHIR Z. BERISHËS PREJ VITIT NË VIT 657
SHTOJCA II - DEKORATA, MIRËNJOHJE, FALËNDERIME ETJ 661
SHTOJCA III - SHËNIME BIBLIOGRAFIKE 665
SHTOJCA IV - LITERATURA DHE BURIME TË TJERA 673
SHTOJCA V - FAKSIMILE 679
SHTOJCA VI - FOTO FAMILJARE 691
SHËNIME PËR AUTORËT  709
PËRMBAJTJA 711
SHTOJCË E VEÇANTË 727


* * *


Akademik Mehmet Halimi

FJALA E REDAKTORIT

Ndjeva kënaqësi dhe nderim të veçantë kolegjial e intelektual, shoqëror e njerëzor, kur dy autorët e nderuar, Hamza Halabaku dhe Mujë S. Berisha, më propozuan dhe m’u lutën që të jem redaktor i veprës së tyre monografike me titull: “NJË JETË NË MISION TË DIJES DHE TË IDEALEVE KOMBËTARE”, për faktin se Profesor Tahir Z. Berishën e kisha pasur profesor, shok e mik besnik, fqinj të respektuar dhe bashkëpunëtor e “vek për yrrnek”, si edukator arsimor i vyer e i rryer i arsimit kombëtar, nga njëra anë, por më kaploi një drithërimë e sëmbim zemre e dilemë e ndërgjegjësisë dhe përgjegjësisë se sa do të arrij ta ndriçoj e vlerësoj veprën në fjalë, që është shkruar e hartuar për këtë kolos të kulturës e misionar të arsimit kombëtar, nga ana tjetër.

Mirëpo, këtu, nuk do të flas drejtpërdrejt e kryesisht për protagonistin e veprës në fjalë, për Prof. Tahir Z. Berishën. Për Të, kanë folur e kanë shkruar dy autorët e monografisë në fjalë, por do të përpiqem me të gjitha aftësitë e mia mendore e përvojën time intelektuale të studioj e të analizoj, të çmoj e të vlerësoj punën titanike, djersën e mundin e pakursyer të bashkautorëve të monografisë në fjalë, se në ç’masë ata ia kanë arritur qëllimit të ndriçojnë dhe t’ia shpjegojnë publikut lexues punën gjigandeske të këtij kolosi e misionari të arsimit tonë kombëtar. E, pra, rrjedhimisht, merret vesh, se, duke folur për vlerat e veprës në fjalë, vijimisht zihet ngoje personazhi kryesor, si strumbullari dhe epiqendra e veprës – Prof. Tahir Z. Berisha.

Duke i çmuar e duke i nderuar bashkautorët e kësaj monografie, sa vëllimore, po aq cilësore, sa të rëndësishme e të pëlqyeshme, po aq të mirëpritur, jo vetëm si shokë e miq seriozë e dinjitozë, por edhe si shkrimtarë e poetë, si intelektualë të rryer e të vyer të shkrimit shqip, më mbante besa e më ushqente shpresa dhe bindja e plotë se lënda e mirë ka rënë në duar të mjeshtërve të mirë e të sigurt. Ndaj, me kureshtje të madhe e me interesim të veçantë, me padurim, me vullnet e me gëzim të madh i hyra leximit të dorëshkrimit të monografisë në fjalë me shënime, sepse ai që lexon me shënime lexon dy herë. Kjo vepër i kushtohet një personaliteti me përmasa universale e shumëdimensionale, i cili, me punën e tij kolosale, la gjurmë të dalluara e të dokumentuara në historinë e arsimit e të kulturës sonë kombëtare, punë me të cilën krenohet e mburret mbarë kombi shqiptar. Sepse ai, jetoi e veproi, punoi e krijoi vlera të arsimit tonë kombëtar, e madje edhe vetë u bë vlerë e rëndësishme kombëtare, e vlera është gjithçka, e jo lavdia. Prandaj, Ju përgëzoj, se edhe ju, si bashkautorë, duhet të mburreni e të krenoheni që keni shkruar e keni shestuar, keni trajtuar e keni analizuar dhe keni ndriçuar gjithanshëm, në hollësi e detaje, duke mos lënë asnjë segment të jetës së Prof. Tahir Z. Berishës pa nxjerrë në dritë e pa vënë në spikamë gjithë veprimtarinë e tij arsimore e publicistiko-shkencore të një personaliteti me nam e famë, që ia la nderin popullit e atdheut të vet. Ai, ashtu siç erdhi i pastër në këtë jetë, ashtu i pastër e me nder shkoi nga kjo jetë, duke lënë si një meteor shkëlqimin e ndritshëm prapa. Sepse, ai na la veprat e korpusin e katër vëllimeve enciklopedike “EMRA QË NUK HARROHEN”, që kapin me mijëra faqe e lëndë të pasur nga fusha të ndryshme të arsimit e të dijes, që do t’u shërbejnë brezave në vijim.

Duke lexuar veprën në fjalë, m’u duk sikur hyra nga një deriçkë, por sapo hyra në brendinë e saj m’u shpërfaq një horizont i gjerë e i pafund, me një mal të dhënash, faktesh e argumentesh, ngjarje e ndodhi, vepra e aksione, një thellësi oqeanike e një freski moralo-didaktike dhe etiko-estetike, sikur më stolisën e më pajisën me njohuri e dituri më të pasura, më të gjera e më të thella për punën e madhe e të nduarnduart edukativo-arsimore e publuicistiko-shkencore të këtij burri të madh të kombit shqiptar, siç ishte Prof. Tahir Z. Berisha. Ndaj, kur e shfletova, e lexova dhe e analizova në universin tim mendor, u binda se as besa e as shpresa nuk më zhgënjyen, as syri e as mendja nuk më gënjyen... Sepse, veprën në fjalë, e lexova me një frymë, me gëzim, durim e interesim të madh, me ëndje e kënaqësi, e nuk mund ta lëshoja nga dora as ta heqja nga mendja derisa i dola në fund. Gjatë leximit ndjeva një freskim e pasurim me vlera artistike e historike, shpirtërore e njerëzore. Dhe me këtë rast e çast vërejta seriozitetin, saktësinë e maturinë e bashkautorëve, qasjen e tyre të kujdesshme, gjuhën e pastër të gurrës popullore të letrarizuar e fjalët të përdorura me vend e me kripë, e kripa me karar, sepse “fjala është dukat, kur ajo thuhet me grat” (fj. urt. pop.), stilin e rrjedhshëm e mbarështimin e lëndës arsyeshëm e logjikshëm.

Autorët, pra, pa dyshim shihet se kanë bërë një “lavër” të mirë e të thellë, sipas vendit e rendit, duke mos lënë “lavrën laknuer”, siç thotë bujku i mirë, duke mos anashkaluar e duke mos harruar asnjë detaj sado të vogël të veprimtarisë së pasur e të ngjeshur, të gjerë e të thellë të protagonistit të tyre, që ishte si strumbullar i veprës në fjalë, në fushën e arsimit tonë kombëtar, të Prof. Tahir Z. Berishës.

Të gjitha këto kishin mbështetje dhe parim moralo-intelektual dhe, duke qenë të udhëhequr e të prirur nga respekti e kultivimi i ndërgjegjes e përgjegjësisë së lartë njerëzore, autorët në parathënien e tyre me modesti theksojnë: “Ne autorët e kësaj monografie, morëm guximin, mprehëm penën dhe angazhuam potencialet tona mendore që t’i hyjmë punës në shkrimin e këtij libri monografik, duke shpresuar se po lajmë një borxh për një njeri tonin në kuptimin e gjerë të fjalës, për një intelektual mendjendritur nga fusha e arsimit dhe kulturës; për një atdhetar të paepur në mbrojtjen e kauzës kombëtare - për Tahir Z. Berishën” (Cit. nga parathënia, f. 13).

Suksesi në realizimin e kësaj monografie të autorëve në fjalë, rezulton nga fakti se ata zgjodhën një temë shestimi e trajtimi të qëlluar për një personalitet të shquar të arsimit tonë kombëtar – për Tahir Z. Berishën, i cili e ndoqi rrugën e veteranëve tanë prijatarë, si të: Mehmet Gjevorit, Beqir Kastratit, Shevqet Veliut, Zeqir Bajramit, Idriz Ajetit, Ramadan Jusufit e shumë veteranëve të tjerë, që, siç shprehet Ismail Kadare: “Kombet nuk i kapërcejnë krizat ekonomike dhe psikologjike pa përpjekjet e një elite, që duhet të jetë laborator i kulturës, i përparimit dhe qytetërimit të tij”. Kësaj elite i takon edhe Prof. Tahir Z. Berisha, i cili, si korife i arsimit kombëtar, i thelloi, i intensifikoi dhe i zgjeroi aksionet e metodat në fushën e arsimit shqip, duke organizuar e duke udhëhequr dhjetë Takime të veteranëve të arsimit në Kosovë. Është kjo një temë, sa fisnike e historike, po aq e etshme, e nevojshme dhe kureshtare për të njohur e për të mësuar misionin e shenjtë e të shtrenjtë, të vepruar e të ushtruar nga misionari i arsimit tonë kombëtar, Prof. Tahir Z. Berisha, i cili punoi me zell e përkushtim për emancipimin dhe arsimimin tonë shoqëror e kombëtar.

Pikërisht, ky pishtar dhe misionar i arsimit tonë kombëtar, duke përhapur rreze drite të dijes njerëzore, sforcoi e pasuroi themelet e kështjellës arsimore, që do të shërbejë si shtyllë kurrizore e kulturës sonë kombëtare shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen. Në këtë mënyrë, siç vënë në pah autorët, Tahir Z. Berishës i takon merita e lëvduar si prijatar punëmbarë, i cili krijoi kushte dhe i ofroi mundësi zhvillimit mbarëkombëtar në fushën e arsimimit në gjuhën tonë të ëmbël, të shenjtë e të shtrenjtë shqipe, që është tapia e truallit tonë të lashtë autokton arbëror dhe simbolizon identitetin tonë kombëtar.

Bashkautorët e monografisë në fjalë, Hamza Halabaku dhe Mujë S. Berisha, si dy projektues e arkitektë të mirë e të vyer, lëndën e tyre studimore e mbarështuan me kujdes e dashuri, me vullnet e përkushtim, me përgjegjësi e saktësi, duke e organizuar e duke e ndarë veprën në 15 pjesë e në 38 krerë, të shtruar në mbi 700 faqe tekst libror, të cilët përbëjnë shtyllën kurrizore të veprës monografike në fjalë. Nëpër këto pjesë e nëpër këta krerë, ata me mjeshtëri endin dhe vekojnë indin lidhnor nëpërmjet ngjarjeve e ndodhive, fakteve e argumenteve gojore e shkrimore, arkivore, personale e shoqërore, që përbëjnë eshtërinë skeletore të monografisë dhe natyrshëm e logjikshëm ndërtojnë e ndërlidhin ngushtë formën dhe përmbajtjen si një tërësi të plotë, unike, të një vepre organike e biografike, arsimore e publicistiko-shkencore, me njohuri të thella të rrjedhave jetësore të këtij misionari të shquar të arsimit tonë kombëtar.

Veprës në fjalë i paraprin parathënia e shkurtër, por e ngjeshur, ku autorët shpalosin synimet e tyre: Të prirur nga dëshira e vullneti, nga synimet e qëllimet dhe të vendosur për të realizuar këtë monografi në të cilën në mënyrë gjithëpërfshirëse arrihet ndriçimi i plotë dhe i dokumentuar i jetës, i rrethanave të shkollimit dhe veprimtaria e Prof. Tahir Z. Berishës, si mësues e profesor, si drejtor e inspektor, si kryeinspektor i arsimit e shkrimtar dhe si veprimtar e atdhetar guximtar i flaktë e i zjarrtë, duke vënë në rrezik shpesh edhe jetën që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore e deri në frymëmarrjen e grahmat e fundit të jetës së tij, ai punoi e veproi për çështjen kombëtare, duke punuar e duke luftuar pandalshëm, shkoi gjak e lak me armiqtë shovinistë shekullorë serbosllavë.

Nga sa u tha deri këtu, shihet qartë se monografia e autorëve Hamza Halabaku dhe Mujë S. Berisha, e emërtuar me titullin kuptimplotë, sinjalizues e shpjegues, në funksion të idealeve kombëtare: “NJË JETË NË MISION TË DIJES DHE TË IDEALEVE KOMBËTARE”, nuk ishte një punë as e lehtë dhe as e thjeshtë, nuk ishte as një përmbledhje a një regjistër faktesh e argumentesh me të cilët ndeshet dhe lufton protagonisti i tyre, Prof. Tahir Z. Berisha. Monografia në fjalë është një monument artistiko-letrar e historiko-shkencor, të cilin penda e dalta e dy bashkautorëve e gdhendi dhe e latoi, e gatoi dhe e brumoi, e renditi dhe e ngriti, e përpunoi dhe e lartësoi, duke vënë në spikamë durimin dhe guximin, aftësinë dhe mjeshtërinë, trimërinë dhe diplomacinë dhe artikulimet e vlerave fisnike dhe bujare të popullit të vet më të vjetër të Ballkanit. Tahir Z. Berisha pati guxim dhe reagoi në momente të caktuara, luftoi dhe mbrojti të drejtat e popullit të vet të pambrojtur, të shtypur e të përbuzur nga shovinistët e hegjemonistët serbomëdhenj monarkofashistë e deri te satrapi e kasapi i Ballkanit – Sllobodan Millosheviqi, i cili, si një xhelat sadist që vret e pret e kurrë nuk ngopet me krime e gjenocid të paparë në historinë e njerëzimit, jo vetëm ndaj popullit shqiptar, por ndaj të gjithë popujve liridashës.

Autorët, Hamza Halabaku e Mujë S. Berisha, i kuptuan drejt e qartë synimet e qëllimet e promotorit – Tahir Z. Berishës, sepse shkrimtari-shkrimtarin e artisti-artistin dhe mendimtari-mendimtarin e kuptojnë më së miri. Bashkautorët e kësaj monografie kanë analizuar dhe kanë studiuar, kanë ndriçuar e kanë zbërthyer në mënyrë të përkryer shpirtin arsimdashës e atdhedashës të Tahir Z. Berishës, shpirtin guximtar të shqiptarit tradicional “shiko sojin nga ka ardhë - dardha pikë nën dardhë”, që, sipas traditës e edukatës patriotike të babait Zeqë Vërbani, çdo shqiptar, në çdo kohë e në çdo rrezik, duhet t’i dalë zot popullit të vet e truallit atëror e stërgjyshor. Vetë Prof. Tahir Z. Berisha shpesh thoshte: “Çdo ngjarje që nuk shkruhet, nuk ruhet” ose “ajo që nuk shkruhet, nuk ka ndodhur”. Analogji me këtë si dialektolog, në ekspeditat e mia dialektologjike, më rastisi të dëgjoja nga një plak i zgjuar në Karadak: “Kujtesa është gjah, e shkrimi është kurth”. Ndaj, shikuar nga ky kënd: ashtu siç e zë kurthi gjahun, e nuk e lëshon të ikë dot, po ashtu edhe shkrimi e përjetëson kujtesën. E meqë Prof. Tahir Z. Berisha, ishte i vetëdijshëm për këtë, ai la vepra të shkruara, ditar shënimesh e dokumente, me të cilat bashkautorët, në shenjë nderimi e kujtimi, sajuan dhe hartuan një vepër madhore e monumentale, që përfaqëson një kryepërmendore kushtuar Prof. Tahir Z. Berishës, ku është përmbledhur e është shkrirë tërë jeta dhe veprimtaria jetësore e një vigani e kolosi dhe një korifeu të arsimit tonë kombëtar, i cili një jetë të tërë punoi e veproi në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare. Ndaj, më së miri misionin e mësuesit si misionar arsimor e ka portretizuar shkrimtari Llazar Siliqi: “Edhe kur kokën do t’ua mbulojnë thinjat; në mend do sillni një emën nderues; emnin e bukur porsi fëminija; emnin e thjeshtë, por të madh MËSUES”.

Qoftë i përjetshëm kujtimi e nderimi për Prof. Tahir Z. Berishën!

Dhe u lumtë mendja e penda autorëve Hamza Halabakut dhe Mujë S. Berishës, që na dhuruan një vepër madhore e monumentale për korifeun e arsimit tonë kombëtar –Tahir Z. Berishën, të cilit i takon përjetësia në kujtesën e popullit dhe të atdheut të vet.

Akademik, Mehmet HALIMI

Saturday, 31 December 2016

Sundimtari i Ri dhe Kutia Magjike (2016)



Mujë S. Berisha

SUNDIMTARI I RI DHE KUTIA MAGJIKE
Përmbledhje tregimesh për fëmijë

“Në kujtim të axhëve të mi - Gani, Tahir dhe Xhavit Z. Berisha, veteranë të arsimit, me ndjenjën e dashurisë, respektit dhe krenarisë së përjetshme.”

Shtëpia Botuese
FAIK KONICA
PRISHTINË, 2016

Redaktor:
Nazmi Rrahmani

Recensentë:
Prof. Dr. Sc. Faik Shkodra
Ramadan Musliu

Lektor:
Sulejman Dërmaku

Korrektor:
Gazmend T. Berisha

Realizimi kompjuterik:
Gazmend T. Berisha

Ballina dhe Ilustrimet:
Gazmend T. Berisha

U shtyp në shtypshkronjën:
PROGRAF-Prishtinë

Tirazhi:
500 copë

Katalogimi në botim - (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani"
821.18-93-32

ISBN 978-9951-06-573-3

PËRMBAJTJA: Fq.


Rrezearta 5
Me fat klasa e parë, Arbër Sokoli 9
Rrushja, kompozitori dhe kënga 15
Biblioteka e harruar 19
Bliri, zogu dhe unë 27
Sundimtari i ri dhe kutia magjike 31
Gjaku nuk është ujë 37
Paraja e vjetër 41
Gëzimi i gjyshërve 49
Kumritë dhe laraskat 53
Hamiti 59
Tregimi për Gesin dhe lodrat e tij 65
Djaloshi që mblidhte kënaçe e këndonte 69
Ketrit lazdrakë 79
Rrëfimi për Balashin 83
Tregimi për Pegazin 87
Bishtcubeli 93
Kali, gomari dhe atkina 99
Si u përjashtua Korbi nga kori i shpendëve 101

* * *

TREGIME ME ARRITJE ARTISTIKE, EDUKATIVE DHE ARSIMORE PËR FËMIJË

Mujë S. Berisha në vëllimin më të ri me tregime “Sundimtari i ri dhe kutia magjike” (20 tregime), të cilat vijnë nga motive nga më të ndryshmet që lidhen me botën e fëmijëve dhe mjedisin në të cilin jetojnë, zhvillohen dhe formohen si qenie të reja – formim që lidhet me përgatitjen e tyre për të përballuar situata të vështira jetësore. Shtrirjet kompozicionale dhe mozaiku i ngjarjeve nga autori janë dhënë me kriter arti e me përjetime shpirtërore artistike, ku elementet e bollshme didaktike, edukative, argëtuese e njohëse, si dhe bashkëbisedimi i gjallë ndërmjet fëmijëve e të rriturve – bëjnë që tregimet të lexohen me endje e kënaqësi shpirtërore. Nga përmbajtja e tregimeve lexuesi kupton fantazinë e ndezur të fëmijëve dhe falë kësaj fantazie arrin të zhbirojë atje ku nuk do të shkojë mendja e të rriturve... Tregimet përshkohen me ide, mesazhe, imazhe e detaje, si dhe me mjete shprehëse artistike të cilat përcillen te fëmijët përmes shembujve konkret në bisedat e gjalla midis personazheve, duke ruajtur njëkohësisht unitetin ideo-artistik të tregimeve. Bisedat e tilla me fëmijët dhe ballafaqimi i tyre me zhvillimet e ngjarjeve shtojnë vlerat ideo-edukative dhe ideo-artistike... Njohja e proceseve psikike, e jetës së fëmijëve si dhe e kategorive estetike, si: së bukurës, së shëmtuarës, së ulëtës dhe së madhërishmes; të menduarit krijues, imagjinatën e bujshme, të folurit dhe karakteret e fëmijëve – të gjitha këto vënë në dijeni se autori në tregime i është përmbajtur kriterit filozofik, që lidhet me motive fëmijërore, se “Përvetësimi estetik i realitetit është jo vetëm proces i pasqyrimit të realitetit (njohjes konkrete të botës reale të fëmijëve), por njëkohësisht edhe proces i vlerësimit estetik të tij”...
Prof. Dr. Sc. Faik Shkodra



Monday, 6 January 2014

Dhurata Më e Shtrenjtë (2013)



Mujë S. Berisha

DHURATA MË E SHTRENJTË
Përmbledhje me poezi për fëmijë

“Fëmijëve të mi: Vlorës, Sokolit, Meritës, Violetës dhe Arbenit me dashurinë e zemrës, deri në përjetësi.”

Shtëpia Botuese SAS
PRISHTINË, 2013

Biblioteka
AGU

Redaktor:
Sabit Jaha

Recensues:
Ibrahim Kadriu

Lektor:
Sulejman Dërmaku

Korrektore:
Vlora Berisha – Lipaj

Realizimi kompjuterik:
Ismet M.Isufaj

Ballina:
Qazim Tmava

Ilustrimet:
Bashkim Zabërgja
Qazim Tmava

U shtyp në shtypshkronjën:
KGT

Financuar nga:
Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës

ISBN 978-9951-528-66-5

PËRMBAJTJA: Fq.
Një zemër rrah veç për mua
Grishje lexuesish 9
Mirësardhje Shekullit të Ri 10
Vendlindjen e bart në ëndrra përherë  11
Atdheu  12
Kur shkoj në Shqipëri  13
Shqipe jona kuqezi  14
Kosovë, urime përvjetorin  15
Edhe shesheve mësohet historia  16
Kënga e zogut  19
Sharr, ti krenari Kosove  21
Lumi zemërdëlirë  22
Ura me tri harqe  24
Një kujtim për mësuesin  27
Çdo shtator vjen i mbarë  30
Një zemër rrah veç për mua  31
Urime përvjetorin “Pioner”  32
Dhurata më e shtrenjtë 35
Qëndro në tallaze jete  36
Fëmijët janë pëllumba  37
Kush kujt i ngjan  39
Gjyshi më i pasur në botë  41
Princi ynë  45
Kur qesh Orgesi  47
Nipit që na rinoi pleqërine  49
Rritu në stinën e re  50
Lulja dhe kukullat e saj  51
A ndahet zemra  52
Fëmija dhe pëllumbi  54
Një shëtitje në gjithësi  56
Sprovë dashurie  58
Ç’është dashuria 59
Dasma e madhe  60
Kur vizaton Batoni  62
Jeta ndër stinë
Veshje stinësh  67
Jeta ndër stinë  68
O, Gjysh Dimër, mirë se erdhe!  70
Borë, o moj, ti lozonjare  73
Motër e vëlla  74
Thurima gjysheje  76
Plaku dhe vitet e tij  78
Zemër nëne  79
Nuk kam zili, por…  82
Bota në kutinë magjike  83
Miqësi me spica
Në mote të mira  89
Krokodili nga Nili  91
Dhelpra e qukapiku  93
Ariu e veriu  95
Korbi në korin e shpezëve  97
Mos lakmo shumë  101
Përralla për ariun dhe mjaltin  102
Nëse  104
Zonja vezë dhe cikërrimtari  106
Miqësi me spica  107
Kush paguan le të hidhërohet  110




Sunday, 5 January 2014

10 Vjet Drite e Rrite (2013)


Muje S.Berisha: "!0 Vjet Drite e Rrite", 2013

Mujë S. Berisha

10 VJET DRITE E RRITE
Monografi
Kolegji "Aga Xhite"
Kolegji "Universum"
(2003 - 2013)

"Në kujtim të përhershëm të të gjitha brezave të nxënësve të Kolegjit “Aga Xhite” në Ferizaj e të njësisë së tij Kolegjit “Universum” Prishtinë (2003 – 2013)"

Shtëpia botuese:
Kolegji “Universum” Prishtinë

Për botuesin:
Suat Berisha, kryetar i Këshillit Drejtues dhe Sedat Berisha, anëtar

Redaksia:
Dr.Qibrije Demiri, redaktore
Mr.Shpëtim Elezi, recensues

Redaktor gjuhësor:
Mr.Fatmir Heda
Leonorë Kasumi

Korrektor:
Armend Berisha

Realizimi kompjuterik:
Mr.Jeton Halili

Ballina:
Mr.Jeton Halili

Fotografitë:
Shyqeri Obërtinca
Gazmend Berisha

U shtyp në shtypshkronjën:
ERPOPRINT
Gjakovë

ISBN 978-9951-531-05-4


PËRMBAJTJA: Fq.
Hyrje 1
Historiku i kolegjeve në trojet shqiptare 2
Ferizaj dhe tradita arsimore, kulturore, sportive etj. 4
Themelimi i kolegjit “Aga Xhite” – Institucion i parë privat kosovar 6
Idea që u bë realitet 7
Fillimi i punës në kolegjin “Aga Xhite” – Solemnitet i denjë për respekt 8
Themelimi i kolegjit parauniversitar dhe universitar “Universum” – Njësi të kolegjit “Aga Xhite” – Dritare të reja në arsimin e Kosovës 17
Struktura organizative dhe përmbajtësore 18
Misioni dhe vizioni 18
Vecoritë dhe vlerat 20
Një fillim i mirë 22
Kushtet e punës dhe favoret tjera 26
Organizimi i qeverisjes dhe administrimit shkollor 28
Organizimi i brendshëm i jetës shkollore – Rendi shtëpiak 30
Organizimi i punës edukative – arsimore 30
Themeluesit dhe roli i tyre në organizimin e punës edukative – arsimore 31
Udhëheqjet dhe roli i tyre në organizimin, menaxhimin dhe administrimin e punës edukative – arsimore 31
Kuadri arsimor 32
Kuadri arsimor ne kolegjin “Aga Xhite” 34
Kuadri arsimor ne kolegjin “Universum” 36
Procesi i mësimdhënies 37
Zyra për sigurimin e cilësisë në funksion të një mësimdhënie e mësim nxënie cilësore 39
Aktivitetet e Zyrës për sigurimin e cilësisë 40
Garat e diturisë – “Universiada” – Aktivitet i rëndësishëm arsimor i Zyrës për sigurimin e cilësisë 45
Gara e diturisë – “Universiada 2011” 47
Gara e diturisë – “Universiada 2012” 48
Nxënësit e kolegjeve 51
Nxënësit e kolegjit “Aga Xhite” 51
Nxënësit e kolegjit “Universum” 54
Suksesi i nxënësve 56
Suksesi i nxënësve në kolegjin “Aga Xhite” 57
Suksesi i nxënësve në kolegjin “Universum” 59
Nxënësit maturantë, suksesi i tyre dhe disa të dhëna tjera 61
Ish nxënësit maturantë dhe shkollimi akademik i tyre 66
Puna e organeve profesionale (këshillit të arsimtarëve, këshillave të klasave dhe aktiveve profesionale) 66
Këshilli i nxënësve 69
Aktivitetet jashtë shkollore të nxënësve 71
Aktivitetet shkollore në kolegjin “Aga Xhite” 71
Aktivitetet shkollore në kolegjin “Universum” 81
Orët e hapura letrare “Takimi me poetin” 90
Adem Demaçi – simbol i qëndresës kombëtare 92
Veprimtaria arsimore dhe shkencore e Akademik Idriz Ajetit 94
Vizitat dhe ekskursionet shkollore 96
Vizitat dhe ekskursionet shkollore të organizuara nga kolegji “Aga Xhite” gjatë vitit shkollor 2003 – 2004 96
Vizitat dhe ekskursionet e organizuara në kolegjin “Aga Xhite” gjatë vitit shkollor 2004 – 2005 97
Vizitat dhe ekskursionet e organizuara në kolegjin “Aga Xhite” dhe “Universum” (të përbashkëta) gjatë viteve shkollore 2005-06-2012-13 98
Bursat shkollore 101
Veprimtaria botuese 106
Bashkëpunimi me prindër 108
Bashkëpunimi me institucionet arsimore të Kosovës 108
Bashkëpunimi dhe partneriteti ndërkombëtar i kolegjeve “Aga Xhite” dhe “Universum”  111
Alejtin Berisha ideator dhe kreator i bashkëpunimit ndërkombëtar të kolegjeve  113
Vizitat e bëra kolegjeve “Aga Xhite” dhe “Universum” nga delegacione e personalitete të ndryshme, veteranë e dashamirë të arsimit etj. 114
Opinione për kolegjet “Aga Xhite” dhe “Universum” 115
Ecje në hap me kohën (në përmbyllje) 118
Biografi të themeluesve e të  udhëheqjeve të kolegjeve “Aga Xhite” dhe “Universum” 119
Prezenca e kolegjeve “Aga Xhite” dhe “Universum” në shtypin ditor dhe në radio e televizion 125
Shtojcë I
Biografi të personaliteteve të veçanta të familjes Berisha nga Vërbani i Vitisë – dashamirë dhe veteran të arsimit 129 129
Shtojcë II
Pasqyra, lista, rregullore etj.  134


* * *


Përcaktimi dhe përkushtimi për shkrimin e kësaj monografie ishte viti jubilar i 10 vjetorit të punës të kolegjit “Aga Xhite” në Ferizaj që përmbyll periudhën e viteve shkollore 2003 – 2013, si dhe dëshira për informim të opinionit arsimdashës, por jo vetëm të tij, për këtë institucion edukativ-arsimor, i pari në vargun privat.

Bazë kryesore për hartimin e kësaj monografie ishte dokumentacioni administrativ dhe ai pedagogjik, informatat dhe raportet vjetore të punës, materialet e MASHT dhe publikime tjera, të vlerësuara se mund të ndihmojnë për shkrimin e kësaj monografie. Megjithatë, në atë mori materialesh e dokumentesh, të cilat i kemi pasur në dispozicion, sa ka qenë i lehtë mbarështimi i lëndës, po aq, ndonjëherë, na ka shkaktuar dhe vështirësi se cfarë të përfshihet apo të mbetet jashtë tekstit të kësaj Monografie. Për këtë arsye kërkojme falje për mos përfshirje eventuale të ndonjë segmenti nga puna dhe aktivitetet mësimore e jashtë mësimore të kolegjit “Aga Xhite” dhe të Njësisë së tij – kolegjit “Universum”, apo dhe të ndonjë elementi tjetër i cili do të përplotësonte dhe kompletonte tekstin e Monografisë.

Autori i kësaj monografie ishte drejtor i kolegjit “Aga Xhite” që nga themelimi i tij, por dhe i kolegjit “Universum”, andaj si udhëheqës i drejtëpërdrejtë, bashkë me themeluesit dhe stafin arsimor, ishte ideator dhe kreator i të gjitha aktiviteteve mësimore dhe jashtë mësimore, të organizuara dhe zhvilluara deri në përfundim të vitit shkollor 2011 – 2012. Kësisoj, në përfundim të përmbylljes së karrierës së punës, u pa e arsyeshme dhe e nevojshme që të përmblidhet tërë puna dhe aktivitetet e kolegjeve në një publikim të veçantë (monografi), si dëshmi e begatie vlerash e përvojash arsimore, sa për opinionin aktual, sa për brezat e ardhshëm. Pra, qëllimi i shkrimit të monografisë është publikimi i aktiviteteve, gjithëpërfshirëse, të kolegjeve me të gjitha specifikat dhe veçoritë.

Për hartimin e këtij publikimi autori ka konsultuar dhe lëndë tjetër si ndihmesë dhe përvojë për shkrime të tilla. Janë bërë përpjekje që lënda të mbarështohet sipas një kronologjie, jo vetëm për kolegjin “Aga Xhite”, por dhe Njësinë e tij – kolegjin “Universum” në Prishtinë, si hallkë e rritës së tij. Po ashtu, janë bërë përpjekje që informacionet të komunikohen me një stil dhe gjuhë të rrjedhshmë e të kapshme për lexuesit.

Me shkrimin e kësaj monografie autori mendon se përmbush një pjesë të obligimit moral ndaj këtij institucioni edukativ-arsimor, në të cilin punoi me zell dhe përkushtim, krejt në të mirë të brezave të cilët i vijuan dhe i përfunduan mësimet në këto kolegje.

Me këtë rast dëshirojmë të shprehim falënderimin e sinqertë për të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyre ndihmuan dhe kontribuuan që ky publikim të dali në dritë.
Autori

Saturday, 4 January 2014

Lulja e Zemrës (2010)


Muje S.Berisha: "Lulja e Zemres", 2010

Mujë S. Berisha

LULJA E ZEMRËS
Roman

"Në kujtim të përhershëm vëllait Isufit, shoqes së jetës – Myrvetes dhe sugareshës – Violetës; të gjithë atyre që fati ua paracaktoi të përjetonin ditë të hidhura në kohë lufte në Kosovë dhe ecejake refugjati.

Edhe të gjithë vëllezërve e motrave – shqiptarë të Maqedonisë e të Shqipërisë, të cilët na pritën zemërhapur dhe nuk kursyen asgjë që jetën tonë të refugjatit të na e bënin sa më të lehtë e të durueshme."

SHTËPIA
BOTUESE ROZAFA
PRISHTINË,2010

BIBLIOTEKA KUTELI

Redaktor:
Sali Bashota

Recensent:
Ramadan Musliu

Lektor:
Sulejman Dërmaku

Ballina:
Jeton Halili

Korrektore:
Violeta Berisha - Fejzullahu

Realizimi kompjuterik:
Ardiana Mehmeti - Bajrami

U shtyp në shtypshkronjën
PROGRAF, Prishtinë

Financuar nga:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

ISBN 978-9951-02-203-3

Verzioni elektronik:
librariaeletronike.com

PËRMBAJTJA: Fq.
Prolog 5
PJESA E PARË:
Lindja e Arben Gurit - Syshkruarit 7
Magjia e ylberit 8
Shkarravinat e Benit 9
Beni piktor 10
Portreti i babait 12
Malësor Guri, kurrë nuk gjunjëzohet 14
Syzeza me dy gërsheta 16
Lufta i mori të gjitha, vendlindja mbeti vetëm vegim kujtimesh 19
Polici mjekërzi me zë korbi 23
Oxhaqet e shtëpive të djegura dëshmi për qëndresën 31
Në trenin ogurzi 34
PJESA E DYTË:
"Në Bllacë mezi dola nga Ferri i Dantes" R.Kuqi 39
Në ferrin e Bllacës 40
Apoteoza e bukës dhe e ujit 46
Njerëzit zemërbardhë 49
Vdekjet dhe lindjet janë pjesë e jetës 54
Dalja nga Kampi i tmerrit 67
PJESA E TRETË:
Gjaku nuk eshte ujë 71
Në Tetovë 72
Në familjen e doktorit si në zgjua bletësh 73
Mysafirët e rinj 79
Në spitalin e Tetovës 85
Dhoma numër 5 93
Në vizitë te Beni 110
Ushtari i plagosur Zef Sinishta 125
Një lajm i mirë 143
Shkolla me dyer hapur i pret fëmijët kosovarë 147
Ëndrra e trishtueshme 159
Profesor Astriti e viziton Benin në spital 161
Bllaca zbrazet - gjurmët e së keqes mbeten 168
Beni del prej spitalit 173
Përsëri tok në "Familjen e madhe" 177
Trazim mendimesh 201
Një ndarje e dhimbshme 217
PJESA E KATËRT:
Në Turqi 221
Në Kampin "Gazi Osman Pasha" 222
Ndjenja e refugjatit të vërtetë 226
Takimi i vëllait me motrën 228
Ditët në kamp po rrokulliseshin ngadalë 230
Në shkollën e Kampit 233
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes në Kumanovë u solli gëzim të madh refugjatëve 235
Një orë e më parë në Kosovë 240
PJESA E PESTË:
Persëri në tokë Kosove 243
Dikush nga udhëtarët u përkul dhe e puthi tokën 244
... O Lulja ime! Shihemi nesër në shkollë
... O Beni im! Shihemi nesër në shkollë
248
Fund 250
Mendime rreth romanit "Lulja e zemrës" të autorit Mujë Berisha 251
Shënime biografike për autorin 253


* * *

“Romani i Mujë S.Berishës, “Lulja e zemrës”, për dallim nga kjo rrjedhë e romanit të deritashëm, përpiqet të përfillë një koncept krejtësisht tjetër: dokumentimin e realitetit duke trajtuar një moment thelbësor nga jeta kolektive e shqiptarëve në një moment tragjik të historisë nacionale: tragjedinë e Bllacës, të cilën shpesh jemi prirë ta quajmë edhe si një “eksod biblik”.

Autori Mujë S.Berisha përvojën reale nga ky eksod arrin ta transformojë artistikisht dhe të bëjë mbindërtimin artistik, duke profilizuar personazhe, karaktere dhe fate në një situatë sa tragjike po aq edhe me perspektivë të hapur se historia duhet të shkojë tutje, se ekzistenca etnike duhet të vazhdojë më tej.

Romani “Lulja e zemrës”, pos vlerave artistike që sjell, ai njëherazi ka edhe statusin e një dokumenti artistik për një periudhë historike që shënon kulmin e tragjikës nacionale. Situata tragjike që përbën bërthamën e rrëfimit romanor, vjen si një katarsis moral sepse ofron paradigmën e një pikëvështrimi human të njeriut në situata skajshmërisht johumane.

Botimi i këtij romani pa dyshim se paraqet një kontribut në jo vetëm si dokumentim të një periudhe të rëndë për etnikumin tonë, sepse forcon memorien historike, por edhe si një artikulim artistik ku historia bashkëjeton me kujtesën artistike, sikundër që edhe pasuron zhanrin e romanit me një vepër që i dedikohet një lexuesi paksa më të rritur, atij të fazës së adoleshencës.”
Ramadan Musliu

Friday, 3 January 2014

Piktori i Vogël (2002)


Muje S.Berisha: "Piktori i Vogel", 2002

Mujë S. Berisha

PIKTORI I VOGËL
Përmbledhje tregimesh për fëmijë

"Mbesave dhe nipave me dashuri, se më mbushin gëzim e lumturi"

SHTËPIA BOTUESE ROZAFA
PRISHTINË, 2002

Redaktor:
Sali Bashota

Recensues:
Rushit Ramabaja

Lektor:
Mehmet Gjevori

Ballina dhe ilustrimet:
Naxhije Pajaziti

Korrektore:
Violeta Berisha - Fejzullahu

Realizimi kompjuterik:
ARS Poetica
Ardiana Mehmeti - Bajrami

Tirazhi
500 copë

ISBN 9951-02-017-8




PËRMBAJTJA: Fq.
Lajmëtari i pranverës 5
Arbëri, Abetarja dhe shkronjat 9
Piktori i vogël 12
Beni dhe Goni 17
Shqetësim shpirtash të njomë 20
Dialogu i mbesave të mia 24
Krenaria 28
Beni dhe dhëmbi i qumështit 33
Receta kundër plakjes 35
Nënat dhe bijat 40
Luani dhe shkolla 45
Anduena nuk i do më përrallat 49
Tringeci mosmirënjohës 54
Dita e Flamurit 59
Vizatim i magjishëm i peizazhit të fëmijërisë 67
Shënime për autorin 70

* * *

"... Në universin artistik të librit të Mujë S.Berishës "PIKTORI I VOGËL" është vizatuar peizazhi i ëndrrës së fëmijës me një virgjëri dhe me një ngjyrim krejt të veçantë. Transponimi i suksesshëm i botës së më të vegjëlve, i matur mrekullisht me gjuhën dhe me irealen magjike të fëmijërisë, do ta bëjë këtë libër të afërt dhe të lexueshëm jo vetëm për brezat e tashëm të fëmijëve, ngaqë në radhë të parë, këtu çdo tregim do t'u ndihmojë atyre të rinjohin dhe të rizbulojnë pjesën më të bukur të ëndrrës së vet... Protagonistët e rrëfimeve të "PIKTORIT TË VOGËL", ndonëse lëvizin në një shenjë të caktuar kohe (ca nga ngjarjet janë vendosur në vitet nëntëdhjetë, ca të tjera pas luftës së mbramë në Kosovë), bartin, megjithatë, në vetvete dramën dhe veprimet e universializuara të heronjve të gjithëkohshëm dhe të gjithëvendshëm... Ndonëse libri "PIKTORI I VOGËL" është shkruar për fëmijë, mendimi artistik e filozofik këtu lëviz nëpër një sërë nënshtresash alegorike, që e fuqizojnë dhe e universalizojnë shqiptimin artistik... "PIKTORI I VOGËL" i Mujë S.Berishës, me gjuhën moderne të të rrëfyerit, me zgjedhjen e suksesshme të subjektit, me figurshmërinë, me stilin, me vizionin novator artistik, me notën e theksuar edukative dhe me një sërë veçantish të tjera, pa dyshim do të jetë një nga librat e rrallë për fëmijë, të botuar në dhjetëvjetshat e fundit..."
Rushit Ramabaja


Thursday, 2 January 2014

Kalorës Kaltërsie (2000)


Muje S.Berisha: "Kalores Kaltersie", 2000

Mujë S. Berisha

KALORËS KALTËRSIE
Përmbledhje poezish për fëmijë

SHTËPIA BOTUESE ILIRIKU
PRISHTINË,2000

Redaktor:
Zejnullah Halili

Recensues:
Rifat Kukaj
Veli Veliu

Lektor:
Nezir Selmani

Korrektor:
Sabit Jaha

Realizimi kompjuterik:
ARS Poetica
Ardiana Mehmeti - Bajrami

Ballina dhe ilustrimet:
Demush R.Avdimetaj

Botimin e ndihmuan:
Veton Berisha
Remzi Misini

U shtyp në shtypshkronjën
ALB-SCHTANZ
Prishtinë

Tirazhi
1000 copë



PËRMBAJTJA: Fq.
Prindërve 7
Unë dhe djepi im 8
Ishte dikur një shtëpi 10
Atdheu 11
Ky flamur 12
Çfarë është poeti 14
Kur vritet poeti 15
Meditim tirani 16
Shkronjat shqipe 17
Mësuesve veteranë 18
Erdhi dita 20
Kalorës Kaltërsie 21
Imazhi për odën e gjyshit 22
Do të ikën dimri 23
Ik oj mjegull, shko nga erdhe 24
Kur vjen ti liri Kosove 25
Lulëkuqet e reja 26
Mos harro Kosovë 28
Sikur të isha 29
Modestia e Skënderbeut 30
Dy puthje dhuratë 32
Fustani i mollëkuqes 33
Pa ty jeta s'ka kuptim 34
Zjarr dashurie na mban në jetë 35
Drejt shtigjeve burim drite 36
Rrezja e parë dhe bleta 39
Ora e jetës 41
Bukurezat dhe fëmijët 42
E lirë fluturo 43
Ti vogëlush dhe deti 44
Dredhëzat 46
Lulet më të bukura 47
Viti i Ri 48
Në dimër 49
Kur bie shi 50
Si u njoha me PIONERIN 52
Dëshira e Benit 53
Dëshirat e çupës Dritë 54
Ditët e javës në vallen e punëve 56
Ujku e qengji 57
Fëmija dhe peshku i vogël 58
Kanguri lazdran 60
Lepuri e breshka në përrallë të re 62
Shënime për autorin 65